ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا ۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنْجِ الْمُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu, është detyrë e Jona, t’i shpëtojmë besimtarët.
Feti Mehdiu
Pastaj i shpëtojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar. Ja, ashtu është e drejta jonë t’i shpëtojmë besimtarët.
Efendi Nahi
Pastaj, Na do t’i shpëtojmë pejgamberët Tanë dhe ata që kanë besuar. Kjo është detyra (e premtuar) e Jona, që t’i shpëtojmë besimtarët.