وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ ۖ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
Feti Mehdiu
Dhe mos iu lut, në vend të All-llahut, asaj çka nuk të bën as dobi as dëm, sepse në qoftë se e bën këtë, atëherë ti je nga mëkatarët.
Efendi Nahi
dhe, përveç Perëndisë, mos iu lut tjetër kujt, të cilët nuk të sjellin as dobi as dëm, e nëse e bën këtë, ti atëherë, me të vërtetë, je nga zullumqarët”.
: