فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُمْ بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ
Sherif Ahmeti
E kur i hodhën ata, Musai u tha: “Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!” Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.
Feti Mehdiu
dhe kur ata i hudhën, Musa thirri, “ajo që keni përgatitur është magji! All-llahu pamëdyshje do ta zhdukë, sepse All-llahu nuk miraton veprën e të mbrapshtëve,
Efendi Nahi
E, kur i hodhën ata, Musai tha: “Atë që e keni sjellë ju, është magji. Me të vërtetë, Perëndia do ta shkatërrojë atë. Perëndia, me siguri, nuk do ta forcojë punën e ngatërrestarëve.
: