فَإِنْ كُنْتَ فِي شَكٍّ مِمَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ فَاسْأَلِ الَّذِينَ يَقْرَءُونَ الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكَ ۚ لَقَدْ جَاءَكَ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ
Sherif Ahmeti
Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
Feti Mehdiu
Nëse dyshon në atë që ta shpallim ty, pyeti ata që lexojnë Librin (të shpallur) përpara teje. Ty të vjen e vërteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata që dyshojnë.
Efendi Nahi
Nëse ti je në dyshim në atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje. Padyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, e mos u bën kurrsesi nga ata që dyshojnë.