فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ آمَنَتْ فَنَفَعَهَا إِيمَانُهَا إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّا آمَنُوا كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ
Sherif Ahmeti
Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
Feti Mehdiu
Sado që nuk ka pasur asnjë qytet i cili ka besuar dhe u ka bërë dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit, kur kanë besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme në jetën e kësaj bote dhe i bëmë të lumtur për një kohë të caktuar.
Efendi Nahi
E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.