وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ۖ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ لَمَّا جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ
Sherif Ahmeti
Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
Feti Mehdiu
Ne nuk i kemi dëmtuar ata, por ata kanë dëmtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, kurgjë nuk u kanë ndihmuar zotërat e tyre, të cilëve u janë falur, në vend të All-llahut, vetëmse ua shtojnë shkatërrimin.
Efendi Nahi
Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen.
: