وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ فَاخْتُلِفَ فِيهِ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ مُرِيبٍ
Sherif Ahmeti
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
Feti Mehdiu
Edhe Musaut i dhamë Librin, por u kontestua, dhe sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd e dhënë më herët, ata do të ishin ekzekutuar, porse ata janë në dyshim të madh për këtë.
Efendi Nahi
Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, për të cilin është shkaktuar përçarje mendimesh. E, sikur të mos i kishtë paraprirë fjala e Zotit tënd, (që do të bëhet dënimi në jetën tjetër), do të gjykoheshin menjëherë. Me të vërtetë, ata për këtë janë në dilemë, e cila i shpie në dyshim të madh.