فَلَوْلَا كَانَ مِنَ الْقُرُونِ مِنْ قَبْلِكُمْ أُولُو بَقِيَّةٍ يَنْهَوْنَ عَنِ الْفَسَادِ فِي الْأَرْضِ إِلَّا قَلِيلًا مِمَّنْ أَنْجَيْنَا مِنْهُمْ ۗ وَاتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَا أُتْرِفُوا فِيهِ وَكَانُوا مُجْرِمِينَ
Sherif Ahmeti
E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
Feti Mehdiu
Meqë ndër breznitë përpara jush nuk ka pasur të ndershëm, të cilët do të pengonin turbullirat në tokë, përveç një pakicë të cilët ne i kemi shpëtuar, kurse ata që kanë bërë mizori kanë ndjekur rrugën e kënaqësisë dhe kanë qenë gabimtarë.
Efendi Nahi
Vallë! A nuk ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush – të cilët pengonin ngatërresat në Tokë? Ka pasur vetëm disa prej tyre – që i shpëtuam Ne! e, ata që bënin zullum, ipeshin pas kënaqësive dhe ishin mëkatarë.
: