وَلَا أَقُولُ لَكُمْ عِنْدِي خَزَائِنُ اللَّهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ إِنِّي مَلَكٌ وَلَا أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِي أَعْيُنُكُمْ لَنْ يُؤْتِيَهُمُ اللَّهُ خَيْرًا ۖ اللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا فِي أَنْفُسِهِمْ ۖ إِنِّي إِذًا لَمِنَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
Feti Mehdiu
Unë nuk ju them se te unë janë depot e All-llahut, edhe të padukshmen nuk e di, e as që ju them: “Unë jam engjull, e as që ju them për ata, të cilët ju i shikoni me nënçmim se All-llahu nuk do t’ju japë të mira; All-llahu e di më së miri se çka kanë ata në shpirtë – sepse atëherë do të isha gabimtar”.
Efendi Nahi
Unë juve nuk dua t’ju them: “Unë kam thesarin e Perëndisë, as që di të padukshmet, as që do të them se unë jam engjëll, as që do t’u them atyre, të cilët, sytë tuaj i poshtërojnë: se Perëndia nuk do t’u japë kurrfërë të mire. Perëndia di më mirë se ç’ka në shpirtërat e tyre. (Sikur unë të veproja ashtu), atëherë do të isha, me të vërtetë, njëri nga zullumqarët”.
: