يَا إِبْرَاهِيمُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَا ۖ إِنَّهُ قَدْ جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَإِنَّهُمْ آتِيهِمْ عَذَابٌ غَيْرُ مَرْدُودٍ
Sherif Ahmeti
(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
Feti Mehdiu
“O Ibrahim, hiqju kësaj, ka ardhur urdhëri i Zotit tënd që ata patjetër t’i arrijë dënimi i pashmangshëm”,
Efendi Nahi
“O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhëri nga Zoti yt – dhe, me të vërtetë, ata do t’i gjejë dënimi i paevitueshëm”.