وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ وَلَا تَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ ۚ إِنِّي أَرَاكُمْ بِخَيْرٍ وَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ مُحِيطٍ
Sherif Ahmeti
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë!”
Feti Mehdiu
Dhe Medjenit - vëllaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, dhe mos bëni padrejtësi në peshojë, qoftë me litër a me terezi. Unë e shoh se ju keni mjaft dhe frikësohem se një ditë do t’ju godasë dënimi.
Efendi Nahi
(Ia dërguam) Medjenit – vëllaun e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos pakësoni (mungoni) as gjatë matjes me litër as me kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati të mirë dhe druaj se juve, do t’ju godas dënimi, i një dite që u përfshinë të gjithëve.