قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كُنْتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّي وَرَزَقَنِي مِنْهُ رِزْقًا حَسَنًا ۚ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَىٰ مَا أَنْهَاكُمْ عَنْهُ ۚ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا الْإِصْلَاحَ مَا اسْتَطَعْتُ ۚ وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ
Sherif Ahmeti
“O popull im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!”
Feti Mehdiu
“O populli im, - tha ai, - nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe se Ai më ka furnizuar vetë me të mira. Unë dëshiroj të kontestoj atë që ua ndaloj; por vetëm se dëshiroj të bëj mirë aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetëm nga All-llahu. Te Ai jam mbështetur dhe atij i drejtohem.
Efendi Nahi
(Shuajbi) tha: “O populli im, ç’mendoni ju nëse unë jam në dokumentin e qartë të Zotit tim dhe, Ai, më ka furnizuar nga Vetja me ushqim të mirë. E, unë nuk dëshiroj të punoj atë çka ua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësojë atë çka mundem. E, suksesi im varet vetëm nga Perëndia. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.