حَتَّىٰ إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا جَاءَهُمْ نَصْرُنَا فَنُجِّيَ مَنْ نَشَاءُ ۖ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُنَا عَنِ الْقَوْمِ الْمُجْرِمِينَ
Sherif Ahmeti
(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dëninmi), e atëherë u erdhi atyre (tëdërguarve) ndihma Jonë. Ne i shpëtuan atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtarë nuk zbrapset.
Feti Mehdiu
Derisa kur profetët gati e humbënin shpresën dhe mendonin se do t’i shpallnin rrenacakë, u arrinte ndihma jonë dhe shpëtonim kë donim, dhe dënimi ynë nuk zmbrapset nga populli mëkatar.
Efendi Nahi
Dhe kur pejgamberët gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpallen për gënjeshtarë, atëherë i arriti ndihma Jonë: Na e shpëtojmë atë që duam Ne, e nuk zmbrapset dënimi Ynë nga populli mëkatarë.
: