فَلَمَّا دَخَلُوا عَلَيْهِ قَالُوا يَا أَيُّهَا الْعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهْلَنَا الضُّرُّ وَجِئْنَا بِبِضَاعَةٍ مُزْجَاةٍ فَأَوْفِ لَنَا الْكَيْلَ وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَا ۖ إِنَّ اللَّهَ يَجْزِي الْمُتَصَدِّقِينَ
Sherif Ahmeti
(shkuan) E kur hynë te ai i thanë: “O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë”.
Feti Mehdiu
Dhe kur hynë tek ai thanë: “O i denji funksionar (Aziz), neve dhe familjen tonë na ka goditur e keqja e madhe, kemi sjellë ca gjëra, e ti na plotëson shujtën tonë dhe jepna lëmoshë, sepse All-llahu, njëmend, i shpërblen ata që japin lëmoshë”.
Efendi Nahi
Dhe kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, neve dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe e kemi sjellë pak gjëra! E, ti na plotëso ushqimin tonë dhe bënë mirësi me ne! Se Perëndia, me të vërtetë, i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
: