أَفَمَنْ هُوَ قَائِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ ۗ وَجَعَلُوا لِلَّهِ شُرَكَاءَ قُلْ سَمُّوهُمْ ۚ أَمْ تُنَبِّئُونَهُ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِي الْأَرْضِ أَمْ بِظَاهِرٍ مِنَ الْقَوْلِ ۗ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا عَنِ السَّبِيلِ ۗ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ
Sherif Ahmeti
A është Ai që përcjell secilin njeri se ç’vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: “Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç’ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.
Feti Mehdiu
Po kush është ai i cili vigjilon mbi secilin, se ç’bën? All-llahut i bëjnë shok: “Thuaj, “emërtoni ata!” A ju po e lajmëroni Ate, për atë çka nuk e di se ç’ka ka në tokë, apo vetëm flisni sa për sy e faqe? Atyre që nuk besojnë dredhitë e veta, u duken të mira, andaj e kanë devijuar rrugën. Dhe atë që All-llahu e lë në humbje, atë nuk e drejton dot kush!
Efendi Nahi
A mos vallë, Atij që është mbikëqyrës për çdokënd – çka punon, mund t’i bëhet shok – ai që nuk di asgjë, (siç konsiderojnë mohuesit)? Ose ju doni ta lajmëroni Ate, për atë çka nuk di Ai (Perëndia) në Tokë, (kurse Ai di edhe për më të voglën imtësi), ose (po i emroni ju ata) me fjalë boshe? Jo, por mohuesve dinakëritë e veta i hijeshohen dhe ata janë larguar nga rruga e drejtë, e kë e shmangë Perëndia, për te s’ka udhërrëfyes.