وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَفْرَحُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ ۖ وَمِنَ الْأَحْزَابِ مَنْ يُنْكِرُ بَعْضَهُ ۚ قُلْ إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ وَلَا أُشْرِكَ بِهِ ۚ إِلَيْهِ أَدْعُو وَإِلَيْهِ مَآبِ
Sherif Ahmeti
Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që t’u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur’anit). Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!”
Feti Mehdiu
Dhe ata të cilëve u kemi dhënë Librin, gëzohen për atë që të shpallet ty, por ka disa nga aleatët që pjesërisht e mohojnë. Thuaj, “Unë jam i urdhëruar që të adhuroj All-llahun dhe mos t’i bëj shok, unë tek Ai ju thërras dhe tek Ai do të kthehem”.
Efendi Nahi
E, atyre që ua kemi zbritur Librin, ata gëzohen për atë që të kemi shpallë ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Perëndinë dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.