وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِنْ قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَاجًا وَذُرِّيَّةً ۚ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَنْ يَأْتِيَ بِآيَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ لِكُلِّ أَجَلٍ كِتَابٌ
Sherif Ahmeti
Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
Feti Mehdiu
Edhe përpara teje kemi dërguar profetë dhe u kemi dhënë gra edhe familje. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë ndonjë mrekulli pa lejen e All-llahut. Çdo brez ka një libër.
Efendi Nahi
Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë pejgamber nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveç me lejen e Perëndisë. Çdo periudhë e kohës ka dispozita ligjore.