وَلَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مِنْهُمْ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ وَهُمْ ظَالِمُونَ
Sherif Ahmeti
Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.
Feti Mehdiu
Edhe atyre u erdh një profet, nga mesi i tyre, por ata e quajtën rrenacak, andaj i përfshiu dënimi se ishin të padrejtë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, atyre u erdhi një pejgamber – nga mesi i tyre – por ata e konsideruan atë për gënjeshtar, dhe ata i goditi dënimi, ngase ishin zullumqarë.