ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُوا السُّوءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابُوا مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا إِنَّ رَبَّكَ مِنْ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
Feti Mehdiu
Pastaj atyre që bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija e mandej pendohen dhe përmirësohen, Zoti yt pas asaj, me siguri, do t’ua falë, është shumë i mëshirshëm.
Efendi Nahi
Pastaj Zoti yt, atyre që kanë bërë keq nga padijenia, e që pastaj janë penduar dhe përmirësuar, - me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues.
: