بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ ۗ وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
(i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).
Feti Mehdiu
Argumente të qarta dhe Libra. Ndërsa ty të shpallëm Kur’anin t’ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë.
Efendi Nahi
(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.
: