ثُمَّ إِذَا كَشَفَ الضُّرَّ عَنْكُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِنْكُمْ بِرَبِّهِمْ يُشْرِكُونَ
Sherif Ahmeti
Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
Feti Mehdiu
Dhe pastaj kur Ai ua largon rrezikun, një grup prej jush i bëjnë shok Zotit të tyre.
Efendi Nahi
Dhe kur Ai – pasi t’jua shmangë fatkeqësinë, disa nga ju, në atë çast – i bëjnë shok Zotit të vet,
: