يَتَوَارَىٰ مِنَ الْقَوْمِ مِنْ سُوءِ مَا بُشِّرَ بِهِ ۚ أَيُمْسِكُهُ عَلَىٰ هُونٍ أَمْ يَدُسُّهُ فِي التُّرَابِ ۗ أَلَا سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ
Sherif Ahmeti
fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
Feti Mehdiu
Fshihet prej njerëzve për fatkeqësinë që i kanë lajmëruar: a ta ruaj kështu i nënçmuar apo ta shtjer në dhe (varrosë)? Po sa keq që gjykojnë!
Efendi Nahi
fshehet nga njerëzit për shkak të fatkeqësisë me të cilën është sihariquar: (mendojnë) a ta mbajnë të poshtëruar këtë (fëmijë-femër) apo ta varrosin (të gjallë) atë në dhé. Ah! sa shëmtuar që gjykojnë ata!