وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِمْ مَا تَرَكَ عَلَيْهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَٰكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ
Sherif Ahmeti
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
Feti Mehdiu
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit për krimet e tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në tokë, por Ai i lë deri në një afat të caktuar, e kur vjen afati, për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë.
Efendi Nahi
Sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit për shkak të mëkateve të tyre, nuk do të lënte asgjë të gjallë në Tokë, por Ai i lë deri në afat të caktuar, dhe kur t’ju vie afati atyre, as për një moment nuk mund as ta shtyejnë as ta shpejtojnë.
: