تَاللَّهِ لَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ أُمَمٍ مِنْ قَبْلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ الْيَوْمَ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
Feti Mehdiu
Pasha All-llahun, Ne edhe përpara teje, popujve u kemi dërguar profetë, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai është shok i tyre, ata i pret dënim i dhembshëm.
Efendi Nahi
Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm.