وَمِنْ ثَمَرَاتِ النَّخِيلِ وَالْأَعْنَابِ تَتَّخِذُونَ مِنْهُ سَكَرًا وَرِزْقًا حَسَنًا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
Feti Mehdiu
Kurse nga frytet e panjës dhe pjergullës merrni pije dhe ushqim të shijshëm. Ajo është, njëmend, argument për ata të cilët kanë mend.
Efendi Nahi
E, nga frutet e palmeve dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të këndshëm. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që mendojnë.