ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا عَبْدًا مَمْلُوكًا لَا يَقْدِرُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَمَنْ رَزَقْنَاهُ مِنَّا رِزْقًا حَسَنًا فَهُوَ يُنْفِقُ مِنْهُ سِرًّا وَجَهْرًا ۖ هَلْ يَسْتَوُونَ ۚ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
Feti Mehdiu
All-llahu u sjell si shembull rrobin në posedim, të huajin i cili nuk ka asgjë dhe atë, të cilin Ne e kemi furnizuar mirë dhe që jep nga ajo fshehurazi dhe haptazi, - a janë ata të barabartë? Lavdëruar qoftë All-llahu!, por shumica sish nuk dinë.
Efendi Nahi
Perëndia ka bërë krahasim shembullin e skllavit, që s’ka mundësi për asgjë, dhe atë që e kemi furnizuar Ne me dhuntitë e mira, e ai nga ato – jep fshehtazi dhe haptazi. A janë këta njëlloj? Falenderimi është për Perëndinë! Por shumica e tyre nuk dinë.
: