وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِمَّا خَلَقَ ظِلَالًا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنَ الْجِبَالِ أَكْنَانًا وَجَعَلَ لَكُمْ سَرَابِيلَ تَقِيكُمُ الْحَرَّ وَسَرَابِيلَ تَقِيكُمْ بَأْسَكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْلِمُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat nfaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
Feti Mehdiu
Nga ajo që ka krijuar All-llahu ju jep hijen dhe strehime në male, u jep edhe veshje që mbron nga të nxehtit, ju jep parzmore për t’u mbrojtur në luftë; dhe ashtu ua plotëson dhuntitë e veta në mënyrë që të jeni të degjueshëm.
Efendi Nahi
Perëndia ka bërë për ju – nga ajo që ka krijuar – hije (që të mbron nga nxehtësia) dhe ka bërë për ju – nga malet – strehim dhe ka bërë për ju rroba që u mbrojnë nga nxehtësia; dhe ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtë në luftë; dhe kështu ua plotëson dhuntitë e Veta për t’ju bindë Perëndisë.