وَأَوْفُوا بِعَهْدِ اللَّهِ إِذَا عَاهَدْتُمْ وَلَا تَنْقُضُوا الْأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا ۚ إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ
Sherif Ahmeti
Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
Feti Mehdiu
Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi që e keni dhënë me vendosmëri, e për garant keni marrë All-llahun, sepse All-llahu e di se çka punoni.
Efendi Nahi
Dhe, zbatoni obligimet e Perëndisë kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi që e keni forcuar, meqë Perëndinë e keni bërë mbikëqyrës tuajin; Perëndia, me të vërtetë di ç’punoni ju.