مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
Feti Mehdiu
Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar.
Efendi Nahi
Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.
: