قُلِ ادْعُوا اللَّهَ أَوِ ادْعُوا الرَّحْمَٰنَ ۖ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَلَا تَجْهَرْ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتْ بِهَا وَابْتَغِ بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me të cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje njërrugë mesatare”.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit. Mos jij zëlartë kur falë namazin, por as mos e freno shumë zërin! Lype një rrugë mesatare”.
Efendi Nahi
Thuaj: “Thirre: ‘Mëshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Mos e lexo Kur’anin me zë të lartë, e as edhe me zë tepër të ulët! Kërkoje në mes këtyre – rrugën (formën) mesatare”.