وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ ۖ فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِتَبْتَغُوا فَضْلًا مِنْ رَبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلًا
Sherif Ahmeti
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
Feti Mehdiu
Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi.
Efendi Nahi
Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht.
: