إِنْ أَحْسَنْتُمْ أَحْسَنْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ ۖ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا ۚ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا
Sherif Ahmeti
Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
Feti Mehdiu
Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur.
Efendi Nahi
Nëse bëni mirësi, bëni për vete. E, nëse bëni keq, i bëni vetes. E, kur erdhi premtimi i dytë, i dërguam Ne ata (armiqtë tuaj) për t’ju nxirë fytyrat tuaja, dhe që të hyjnë ata në tempull, sikundër që patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që e pushtojnë.
: