أُولَٰئِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ وَلِقَائِهِ فَحَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْنًا
Sherif Ahmeti
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u jepet kurrfarë vlere.
Feti Mehdiu
Këta janë, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Zotit të vet dhe se do të dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do të jetë i kotë dhe në ditën e kijametit nuk do t’u japim kurrfarë rëndësie.
Efendi Nahi
Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit.