وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ ۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ ۚ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلًا
Sherif Ahmeti
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
Feti Mehdiu
Dhe kur u thamë engjujve “Përuluni Ademit!” Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit, ai ishte nga xhindët, andaj i ra ndesh urdhërit të Zotit të vet. Po ju atë dhe kotillën e tij, duke qenë Unë, do ta merrni si mik e ata janë armiq tuaja? Çfarë këmbimi i keq është për mosbesimtarët!
Efendi Nahi
(Kujtuju atyre) kur ju thamë engjëjve: “Bëni sexhde (përuljuni) Ademit!” Ata, i bënë sexhde, përpos Iblisit. Ai ish nga xhindët dhe andaj bëri mëkat ndaj urdhërit të Zotit të vet. A mos vallë, atë dhe pasardhësit e tij do t’i merrni ju për miq – përpos Meje? E, ata, janë armiët tuaj. Sa ndërrim i shëmtuar që është ky për zullumqarët!
: