وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَنْ يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمُ الْهُدَىٰ وَيَسْتَغْفِرُوا رَبَّهُمْ إِلَّا أَنْ تَأْتِيَهُمْ سُنَّةُ الْأَوَّلِينَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ الْعَذَابُ قُبُلًا
Sherif Ahmeti
Pasi që t’u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t’u vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të mëparshëm ose t’u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
Feti Mehdiu
Ndërsa, njerëzit, kur u vjen udhëzimi, nuk i pengon tjetër send nga besimi dhe që nga Zoti i tyre të kërkojnë falje, përveçse ajo që ata presin fatin e popujve të lashtë ose t’i godasë dënimi në sy të tërë botës.
Efendi Nahi
Njerëzit asgjë nuk i pengon që të besojnë – kur iu ka ardhur atyre udhëzimi – dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç që t’ju vijnë atyre ligji (i Perëndisë) i popujve të lashtë (shkatërrimi), ose që t’ju vijë dënimi i hapët.