قَالَ أَمَّا مَنْ ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِ فَيُعَذِّبُهُ عَذَابًا نُكْرًا
Sherif Ahmeti
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe mëtej të jetë zullunqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”.
Feti Mehdiu
“Ai që bën krim – tha – do ta dënojmë, e pastaj do t’i këthehet Zotit të vet, andaj edhe ai do ta dënojë me dënim të rëndë.
Efendi Nahi
(Dhulkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë.