حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِنْ دُونِهِمَا قَوْمًا لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا
Sherif Ahmeti
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
Feti Mehdiu
Derisa arriti ndërmjet dy pendave, e ndërmjet atyre gjeti një popull, i cili gati nuk kuptonte asnjë fjalë.
Efendi Nahi
Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.