فَلَمَّا اعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا نَبِيًّا
Sherif Ahmeti
E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
Feti Mehdiu
Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre të cilët e adhuronin, në vend të All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe të dy i kemi bërë profetë.
Efendi Nahi
E, kur i la ata që adhuronin (zotra tjerë), përpos Perëndisë, Na ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
: