وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا
Sherif Ahmeti
Ne (engjënt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhërin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
Feti Mehdiu
“Ne kemi hyrë në xhennet vetëm me leje të Zotit tënd, Ai është sundues i çdo sendi, Ai e di të tashmen tonë dhe të kaluarën tonë dhe çka ka ndërmjet atyre” – thonë ata. Zoti yt nuk harron,
Efendi Nahi
(Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (në Tokë), vetëm me urdhërin e Zotin tënd. Atij i përket ajo që është para nesh, dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm”.
: