وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَانَ ۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ ۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ ۚ وَمَا هُمْ بِضَارِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنْفَعُهُمْ ۚ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلَاقٍ ۚ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِ أَنْفُسَهُمْ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
Feti Mehdiu
Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, - porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten.
Efendi Nahi
(Jehuditë e braktisën Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve që bënin djajt kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy ëngjujve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!” Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt. Njerëzit megjithatë mësonin ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi; dhe me të vërtetë e dinin se ai që e ka përvetësuar këtë mjeshtri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër. E sa e keqe është ajo shit-blerje me magji. Oh! Sikur ta dinin ata?!
: