وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ ۖ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلَّهِ ۗ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُوا إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَأَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ
Sherif Ahmeti
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
Feti Mehdiu
Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtarët më fortë e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata që kanë bërë mizori, atëherë kur do ta shohin dënimin, se e tërë forca është vetëm e All-llahut, All-llahu është ndëshkimfortë.
Efendi Nahi
Ka njerëz që në vend të Perëndisë marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Perëndinë; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër Perëndinë. Sikur ta dinin paganët në atë çast kur do ta shohin dënimin – se me të vërtetë e tërë fuqia i përket Perëndisë dhe se dënimi i Zotit është fort i ashpër (atëherë, ata nuk do të vepronin ashtu).