إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ اللَّهِ ۖ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
Feti Mehdiu
Ai ju ndalon coftinën, gjakun edhe mishin e derrit edhe atë që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut. Kurse ai që është i shtrënguar, por jo nga dëshira, vetëm sa ka nevojë, ai nuk e ka mëkat. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, Perëndia ua ka ndaluar ngrënien e kafshës së ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe atë kafshë që nuk është therrur në emër të Zotit. Por ata që ngushtohen nga uria e madhe, sa për të zhdukur krizën e urisë nuk kanë mëkate t’i hanë, por nuk duhet kaluar kufirin e lejueshmërisë. Se Perëndia me të vërtetë është Përdëllimtar i madh dhe falë.