فَمَنْ بَدَّلَهُ بَعْدَمَا سَمِعَهُ فَإِنَّمَا إِثْمُهُ عَلَى الَّذِينَ يُبَدِّلُونَهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
Feti Mehdiu
Po kush ndryshon atë pasi që e ka dëgjuar, mëkati për këtë u takon atyre që e ndryshojnë atë. All-llahu me siguri dëgjon dhe di.
Efendi Nahi
Kush e ndryshon (porosinë – testamentin) pasi e ka mësuar të vërtetën, - mëkat është vetëm për ata që e ndryshojnë; - e Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha.