يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَهِلَّةِ ۖ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ وَالْحَجِّ ۗ وَلَيْسَ الْبِرُّ بِأَنْ تَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ ظُهُورِهَا وَلَٰكِنَّ الْبِرَّ مَنِ اتَّقَىٰ ۗ وَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
Sherif Ahmeti
Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
Feti Mehdiu
Të pyesin për hënën e re. Thuaj, ajo është për njerëzit përcaktuese e kohës dhe haxhit. Nuk është devotshmëria të hyni në shtëpi nga ana e sprapme, por devotshmëri është kush i frikësohet All-llahut. Në shtëpia hyni në dyertë e tyre dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta shpëtoni!
Efendi Nahi
Të pyesin ty (o Muhammed!) për hënën, (ndryshimin e saj); thuaju: “Këto për njerëzit janë shenja të kohës dhe të haxhxhillëkut”. Nuk shprehet mirësia me të hyrit në shtëpi kah shpina (sipas zakonit të atëhershëm të arabëve), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi kah dyert e tyre dhe droni Perëndisë, për të qenë të shpëtuar!
: