الشَّهْرُ الْحَرَامُ بِالشَّهْرِ الْحَرَامِ وَالْحُرُمَاتُ قِصَاصٌ ۚ فَمَنِ اعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُوا عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
Sherif Ahmeti
Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
Feti Mehdiu
Muaji i shenjtë është për muaj të shenjtë, por edhe shejtënia ka masë për hakmarrje. Atë që ju sulmon, sulmone edhe ju me të njëjtën masë dhe frikësohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu është met ë devotshmit.
Efendi Nahi
Muaji i madh për muaj të madh; respektimet janë reciproke. Pra, kushdo që ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu siç ju sulmuan ata juve (reciprokisht)! Droni Perëndisë, dhe dijeni se, me të vërtetë, Perëndia është me ata që ruhen nga të këqijat.
: