وَاذْكُرُوا اللَّهَ فِي أَيَّامٍ مَعْدُودَاتٍ ۚ فَمَنْ تَعَجَّلَ فِي يَوْمَيْنِ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَنْ تَأَخَّرَ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ لِمَنِ اتَّقَىٰ ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpikët. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.
Feti Mehdiu
Dhe përkujtone All-llahun në ditë të caktuara! Por, edhe ai që ngutet për dy ditë nuk ka mëkat, por as ai që vonohet, ai që është i devotshëm, nuk bën mëkat. Frikësohuni All-llahut dhe dine se të gjithë do të tuboheni tek Ai!
Efendi Nahi
Dhe përmendni Perëndinë në ditët e caktuara. Por, edhe për ata që nguten dhe rrinë vetëm dytë ditë nuk kë mëkate, e nuk do të ketë mëkate edhe ai që rrinë më shumë, e ruhet (nga mëkatet tjera). Dhe, kinie frikë Perëndinë e dinie mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni.
: