أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُمْ مَثَلُ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِكُمْ ۖ مَسَّتْهُمُ الْبَأْسَاءُ وَالضَّرَّاءُ وَزُلْزِلُوا حَتَّىٰ يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ مَتَىٰ نَصْرُ اللَّهِ ۗ أَلَا إِنَّ نَصْرَ اللَّهِ قَرِيبٌ
Sherif Ahmeti
Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut?” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!”
Feti Mehdiu
A keni menduar se do të hyni në xhenet pa u goditur edhe juve sikur që i goditi ata të cilët janë sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe dëmet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata që besonin me të patën thënë: “Kur më ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njëmend është afër.
Efendi Nahi
A mendoni ju të hyni në xhennet pa i përjetuar ato (vuajtjet) ashtu si i kanë përjetuar të tjerët para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe sëmundjet dhe aq shumë qenë tronditur saqë pejgamberi dhe ata që ishin me të thirrën: “Kur më do të arrijë ndihma e Perëndisë?!” Qe, ndihma e Perëndisë është afër!