كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِتَالُ وَهُوَ كُرْهٌ لَكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَنْ تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
Juve u është bërë obligim kitali (xhihadi), ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.
Feti Mehdiu
Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urreni atë. Ju ndoshta e urreni ndonjë gjë e ajo është e mirë për ju, ndoshta doni diçka e ajo është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini.
Efendi Nahi
Ju është urdhëruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Perëndia e di e ju nuk e dini.
: