يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ ۖ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَا أَكْبَرُ مِنْ نَفْعِهِمَا ۗ وَيَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنْفِقُونَ قُلِ الْعَفْوَ ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
Feti Mehdiu
Të pyesin për alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh. Ka edhe ca dobi për njerëzit, por dëmi nga ato është më i madh se dobia.” Të pyesin edhe sa të shpenzojnë. Thuaj: “Tepricën!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdhërat për të menduar ju.
Efendi Nahi
Të pyesin ty për verë dhe bixhoz. Thuaju: “Ato u sjellin dëme të mëdha (mëkate), por edhe dobi për njerëzit, mirëpo, dëmi është më i madh se dobia”. Dhe të pyesin ty sa duhet dhënë lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Qe, kështu ua shpjegon Perëndia argumentet e Tija, që të mendoni. –