وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ ۖ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ ۖ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطْهُرْنَ ۖ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
Sherif Ahmeti
Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
Feti Mehdiu
Dhe të pyesin për javët (menstruacionin). Thuaj: “Ajo është sëmundje”. Prandaj mos iu afroni grave në kohën e javës (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur të pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdhëruar All-llahu. All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.
Efendi Nahi
Të pyesin ty për ciklin mujor të femrave. Thuaju: “Ajo ëhstë e neveritshme”. Prandaj, gjatë kësaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa të pastrohen. E pasi të pastrohen, atëherë afrohi tek ato ashtu si u ka urdhëruar Perëndia. Pa dyshim, Perëndia i don ata që pendohen fort (për mëkatet) dhe ata që pastrohen shumë.